ZYRTARE: Vushtrria rikthen ‘gladiatorin’ Petrit Tahiri

Petrit Tahiri është rikthyer përfundimisht te Vushtrria. ‘Gladiatori’ që fitoi gjithçka që mund të fitohej me FC Vushtrrinë vite më parë, tashmë edhe zyrtarisht është rikthyer për ti mbrojtur ngjyrat e klubit të fëmijërisë, raporton Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit vushtrrias, teksa i ka uruar mirëseardhje Tahirit, i cili në edicionin e fundit ishte pjesë e Vllaznisë nga Pozherani.

I lumtur me rikthimin në shtëpi duket edhe vetë portieri Tahiri, i cili në llogarinë e tij ka shkruar:

“Rikthehem aty ku e nisa me shqelmimin e pare te topit dhe me kupa.
Ndjenja per te djersitur fanelen e klubit te zermes , ferri i nxeht Vushtrrias qe behet nga tifozet e flakt Forca, projekti serioze i klubit per te ardhmen si dhe treneri shum i sukseseshem ne vitet e fundit ne Kosove Bekim Shotani ishin arsyet e rikthimit te FC Vushtrria”.

Zyrtare: Rikthehet Petrit Tahiri ⚪🔵Gladiatori i sezonës 2013/14, rikthehet edhe një herë për ti dhënë Vushtrrisë atë…

Posted by FC Vushtrria on Tuesday, July 2, 2019

/Gazeta Sheshi/