ZYRTARE: Viktor Kuka nënshkruan me FC Feronikelin

Mbrojtësi, Viktor Kuka është lojtari më i ri i FC Feronikelit. Faqja zyrtare e klubit nga Drenasi e ka prezantuar mbrojtësin kryeqytetas si ardhjen e tyre më të fundit, shkruan Gazetasheshi.com.

Kuka te Feronikeli vjen nga Ferizaj, ekip në të cilin luajti sezonin e fundit, ndërkohë që në të kaluarën ishte pjesë e Prishtinës dhe Dritës, ekipe me të cilat e fitoi edhe titullin e kampionit.

Afrimi i Kukës për krahun e djathtë të mbrojtjes ishte një nevojë urgjente e klubit nga “Rexhep Rexhepi”, teksa futbollisti u shpreh i lumtur me arritjen e kësaj marrëveshje.


“Për mua është një sfidë e re, jam i lumtur që jam pjesë e Feronikelit, klub i cili ka ambicje të mëdha. Nuk është hera e parë që luftoj për titull dhe shpresoj që titullin ta sjellim në Drenas”
tha Kuka për faqen zyrtare të klubit.

FC Feronikeli gjatë ditës do të ketë edhe prezantime të reja.

/Gazeta Sheshi/