Zyrtare: Trepça zbret në Ligën e Parë

Disfata ndaj Lirisë në udhëtim i jep biletën kthyese ekipit të Trepçës për në Ligën e Parë, pas një vit garimi në elitën e futbollit kosovar, raporton gazetasheshi.com.

Kur kanë mbetur vetëm edhe y javë deri në fundin e kampionatit, ekipi i Trepçës ka 20 pikë, nëntë më pak se Drita që ndodhet në pozitën e dhjetë, e cila këtë vikend triumfoi ndaj Hajvalisë.

Trepça është përballur këtë sezonë me probleme të vazhdueshme, ndërkohë që tani duhet të fillojë të mendojë një tjetër mision rikthimi në Superligë.

/Gazeta Sheshi/