Zyrtare: Trepça prezanton fanelat për edicionin 201617 (FOTO)

223

Edicioni i sivjetëm e Superligës së Kosovës në futboll pritet të jetë më interesantë se asnjëherë më parë, ndaj dhe përkushtimi i skuadrave për të qenë sa më nivel po e bën të vetën. Kur kemi hyrë në javën e parë të kampionatit, disa skuadra edhe zyrtarisht kanë bërë prezantimin e fanelave që do ti bartin këtë edicion, shkruan Gazeta Sheshi.

Rradha për ti prezantuar fanelat për edicionin e ri është e Trepçës, skuadër kjo që rikthehet në elitën e futbollit kosovar. “Xehtarët” kanë zyrtarizuar fanelat tradicionale (jeshil e zi) për duelet që do ti zhvillojnë si vendase, ndërkohë ato të zeza për ndeshjet në të cilat luajnë në udhëtim.

Fanelat u prezantuan nga futbollistët e kësaj skuadre në stadiumin “Adem Jashari”, ndërkohë që nuk munguan as përforcimet e reja si Samir Sahiti dhe Enis Zabërgja.

/Gazeta Sheshi/