Zyrtare: Trepça përforcohet me këtë futbollist (FOTO)

491

Ekipi nga Mitrovica, Trepça falë paraqitjeve të mira që bëri në sezonin që lamë pas në Ligën e Parë, këtë sezon fitoi të drejtën të garojë në Superligën e Kosovës. Skuadra veç se ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, derisa ka paralajmëruar se do të ketë edhe përforcime të reja.

Këtij ekipi, së fundmi iu ka rikthyer futbollisti, Amir Prishtina, i cili edhe më parë ka qenë pjesë e kësaj skuadre. Lajmin për mediumin Teleskopi.net e ka konfirmuar drejtori sportiv i kësaj skuadre, Fiadim Haxhiu.

“Që nga sot, pjesë e skuadrës sonë është bërë futbollisti, Amir Prishitna. Ky është një lojtar që mundet të luajë pothuajse në çdo pozicion. Them se kemi pasur nevojë shumë për një tip  të tillë të lojtarit si ai.

Ne jemi në dijeni për cilësitë e mëdha të këtij futbollisti, pasi që edhe më parë ai ka qenë pjesë e skuadrës sonë”, ka thënë Haxhiu, për Teleskopi.net.

Futbollisti Amir Prishtina, sezonin që lamë pas ka qenë pjesë e KF Vushtrria.

11050237_1021893341158110_3363787833210994973_n