Zyrtare: Trepça nënshkruan me futbollistin e njohur (FOTO)

274

Skuadra e Trepçës nga Mitrovica ka zyrtarizuar afrimin e rradhës. Fjala është për anësorin Veton Shabani, i cili rikthehet sërish në “Adem Jashari”, përcjellë Gazeta Sheshi.

Lajmi është konfirmuar nga faqja e ‘xehtarëve’, derisa është pritur mjaft mirë nga “Torcidat”. Shabani më parë ka luajtur edhe për Kosovën e Vushtrrisë, Hajvalinë dhe Prishtinën.

Trepça nuk ka arritur ta arkëtojë as edhe një pikë të vetme në dy javët e para të kampionatit, derisa ka pësuar një humbje në shtëpi nga Drita (0-1) dhe një tjetër në udhëtim nga Llapi (2-1).


/Gazeta Sheshi/