ZYRTARE: Trepça ’89 transferon sulmuesin e Vllaznisë së Pozheranit (FOTO)

Trepça ’89 ka bërë goditjen e rradhës në këtë afat kalimtar, derisa ka arritur marrëveshjen me futbollistin e dytë më rradhë, shkruan Gazetasheshi.com.

Festim Krasniqi është lojtari më i ri i “minatorëve”, derisa informacionin e ka konfirmuar në llogarinë e tij zyrtare:

Që nga sot do të jem pjesë e klubit të madh në vendin tonë Trepça 89, jam shumë i lumtur që jam rikthyer pas 6 viteve në qytetin e futbollit”.

“Tani është radha ime të punoj dhe të jap maksimumin për synimet e përbashkëta që kemi”.

“Ajo që më shtyu të mos hezitoj ishte korrektësia e kryesisë dhe skuadra mjaft e fort që ka Trepça 89. Uroj suksese dhe në fund të mbrojmë titullin kampion”, ka thënë Krasniqi.

Image result for festim krasniqiKrasniqi edhe në të kaluarën ishte pjesë e Trepçës ’89.

/Gazeta Sheshi/