Zyrtare: Trepça ’89 rikthen Argjend Mustafën

Skuadra e Trepçës ’89 ka bërë goditjen e madhe në këtë afat kalimtar duke rikthyer në rradhët e veta ish-mesfushorin Argjend Mustafa, përcjellë Gazetasheshi.com.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi mitrovicas në faqen zyrtare të klubit. Mustafa vjen si huazim gjashtë mujor nga skuadra e Skënderbeut të Korçës.

Në fakt ky pritet të jetë një rikthim në shtëpinë e vjetër për Mustafën, i cili pikërisht nga “minatorët” kaloi në kampionatin shqiptar.

Fotografia e KF Trepça '89 FC
/Gazeta Sheshi/