Zyrtare: Tovërlani vazhdon kontratën me Feronikelin

450

Afrim Tovërlani vazhdon kontratën me skuadrën e Feronikelit të paktën deri në vitin 2018. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit, e cila ka shkruar se palët janë dakorduar për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një sezonë të rradhës, shkruan Gazeta Sheshi.

“Kanë përfunduar me sukses bisedimet disa javore në mes Bordit të Feronikelit dhe kryetrajnerit Afrim Tovërlanit, për vazhdimin e kontratës e cila e mbanë “Tokin” në krye të shtabit teknik deri në veren e viti 2018-të”, thuhet në njoftimin e klubit.

I pranishëm gjatë nënshkrimit të kontratës ishte edhe presidenti i klubit Ekrem Elshani i cili ka theksuar se është i kënaqur me punën e stafit teknik, ndërkohë që ka paralajmëruar se kontratat do tu vazhdohen edhe futbollistëve.


/Gazeta Sheshi/