Zyrtare: Spanja me trajner të ri

248

Federata e Futbollit të Spanjës ka konfirmuar se Julen Lopetegui është kryetrajner i përfaqësueses spanjolle.

Ish-trajneri i Portos do të jetë zëvendësues i Vicente Del Bosques, i cili dha dorëheqje nga posti pas përfundimit të kampanjës në Euro 2016.