ZYRTARE : Sinan Bytyqi nënshkruan me Manchester Cityn (FOTO)

157
Manchester City ia ka vazhduar kontratën mesfushorit Sinan Bytqyi.

Mesfushori që zgjodhi të përfaqësojë Kosovën, ka nënshkruar kontratë me Cityn deri në vitin 2019.

“Ne jemi të lumtur të ju njoftojmë se Sinan Bytyqi ka rinovuar kontratën, e cila do ta mbaj atë në City deri në fund të edicionit 2018/19”, thuhet në njoftimin e Cityt.

Pas nënshkrimit të kontratës, pritet që edhe Bytyqi të huazohet, dhe Holanda është një opsion shumë i mundshëm.