Zyrtare: Shotani largohet nga Trepça ’89

263

Trepça ’89 ka mbetur pa trajner. Tekniku vushtrrias, Bekim Shotani, ka shkëputur kontratën me klubin “minator”.

“Për shkaqe familjare, sot isha i detyruar që ta shkëpusë kontratën me Trepçën ’89. E falënderoj kryesinë, lojtarët dhe tifozët. Ju dëshiroj suksese”, deklaroi Shotani për GazetaOlle.com.

Tekniku vushtrrias e drejtoi me shumë sukses 89-shin në katër xhirot e para, duke grumbulluar 9 pikë pas tri fitoreve dhe një disfate.