Zyrtare: Ronaldo mungon për ndeshjen…

157

Cristiano Ronaldo ka vizituar klinikën ‘Sanitas’ për t’i kryet testet mjekësore, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Villarrealit.

Ndërkohë, tashmë ka edhe një konstatim zyrtar lidhur me lëndimin e portugezit, shkruan Gazeta Sheshi.

Ai është në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Cityt.

“Cristiano Ronaldo vuan nga një mbingarkesë muskulore në kofshën e djathtë. Ai nuk do të udhëtojë në Rayo dhe është në dyshim për ndeshjen e se martës ndaj Manchester Cityt”, thuhet në njoftim.