Zyrtare: Roma realizon blerjen e Salah

120

Mohamed Salah tashmë është zyrtarisht lojtar i Romës.

Anësori egjiptian iu bashkua Giallorossëve në verën e kaluar në formë huazimi nga Chelsea.

Porse, sipas marrëveshjes, klubi italian ishte i obliguar që ta blinte për 15 milionë euro, pas një numri të caktuar paraqitjesh.

“Mohamed Salah e ka kompletuar transferimin e përhershëm te klubi italian, Roma”, ka konfirmuar Chelsea në një kumtesë për media.

Kujtojmë që mesfushori ofensiv nënshkroi për Blutë në janarin e vitit 2014 nga Baseli.