Zyrtare: Roma bën përforcimin e madh (FOTO)

Bruno Peres ka arritur në Romë ku do t’i kryej vizitat mjekësore dhe do të bashkohet me këtë skuadër nga Torino.

Mbrojtësi i djathtë ka arritur marrëveshje me klubin Gialloross, dhe do të bëhen vetëm vizitat mjekësore.

Trajneri Luciano Spalletti i ka uruar mirëseardhje brazilianit para se ai të zbriste sot në aeroport.

Transferimi i tij do të kushtojë 1 milion euro huazimi, ndërsa 13.5 milionë euro për ta blerë kartonin e tij.

Po ashtu parashihen edhe bonuse të tjera në kontratë.

Prezantimi pritet të bëhet sot ose nesër nga klubi i Romës.