Zyrtare: Rikthehet Florent Sejdiu, ja për cilën skuadër ka nënshkruar

1294

Pas një periudhe të gjatë pushimi Florent Sejdiu i është rikthyer fushave të blerta. Futbollisti mitrovicas që vuante nga një lëndim i gjatë po e shijon sërish aromën e tapetit jeshil dhe pritet që shumë shpejtë të jetë në formën e dëshiruar.

Ish-sulmuesi i disa skuadrave të njohura në vend dhe jashtë saj, tashmë ka nënshkruar marrëveshje 6 mujore me skuadrën e Vushtrrisë që këtë edicion do të garojë në Ligën e Parë të futbollit kosovar, shkruan Gazeta Sheshi.

“Jam rikthyer pas një pauze mjaft të gjatë për shkak të lëndimit që kisha. Kam arritur marrëveshje me skuadrën e Vushtrrisë për gjashtë muaj dhe shprsoj ti ndihmoj atyre në realizimin e objektivave, ndërkohë unë do përgatitem të rikthehem në formën më të mirë”, u shpreh Sejdiu.

Sejdiu aktualisht 26 vjeçar ka luajtur për skuadrat e qytetit të Mitrovicës, Trepçës dhe Trepçës ’89, Dritës si dhe për Skëndërbeun e Korçës.

13221474_1073883596017788_1799163935408868983_n
/Gazeta Sheshi/