Zyrtare: Prishtina prezanton transferimin e parë, rrëmben yllin e Drenicës

Prishtina ka bërë transferimin e parë këtë afat kalimtar veror.

Klubi kryeqytetas ka nënshkruar me sulmuesin e talentuar të Drenicës, Kreshnik Uka.

Zyrtarizimin e ka bërë klubi prishtinas nëpërmjet faqes së tyre zyrtare, ku kanë treguar se Uka ka nënshkruar kontratë tri vjeçare.

“Është një ndjenjë e mirë për faktin që një klub me kaq histori ka shfaqë dëshirë te më ketë mua në gjirin e saj. Ky është vlerësim për punën time dhe është shtysë që të punoj për rrugën e re të sukseseve”, ka thënë Uka, shkruan Gazeta Sheshi.

“Në këtë ditë të rëndësishme për karrierën time, dua të falënderoj gjithë ata që më janë gjendur në krah dhe më kanë ndihmuar në rrugën time të sportit, duke filluar nga familja që janë mbështetja më e madhja, klubin tim të fëmijërisë KF Drenica, gjithë trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët”.

“Po ashtu falënderim të veçantë për njerëzit që më kanë mbështet dhe kanë pas besim në mua nga fillimet e mia, sidomos bashkëlojtarin Taulant Dahaku që prej ditës së parë më ka mbështetur duke më kritikuar e treguar rrugën që duhet të ndjek për të arritur drejt qëllimit tim duke e falënderuar edhe kompaninë e tij “MasterTau Sport Menagment” për përfaqësimin tim për të arritur marrëveshjen me FC Prishtina”.

“Ndërsa premtoj se do të jap maksimumin tim që së bashku me ekipin të arrijmë objektivat e klubit dhe të bëjmë krenar tifozët e shumtë që ka Prishtina”, ka thënë futbollisti i ri i Prishtinës, Kreshnik Uka.

/Gazeta Sheshi/