ZYRTARE: Prishtina godet përsëri, prezanton portierin kroat

Klubi Futbollistik “Prishtina” nuk ka të ndalur në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Klubi kryeqytetas minuta më parë ka zyrtarizuar huazimin e qendërmbrojtësit Lumbard Dellova.

Kurse tashmë, Prishtina ka zyrtarizuar portierin kroat, Ivan Jeliç, shkruan Gazetasheshi.com

Prishtine me këtë prurje ka plotësuar numrin e portierëve në kampin “kaltërebardh”.

Ivan Jeliç ka qenë anëtar i disa skudrave kroate, por më e njohura RNK Split, së fundi ka mbrojtur për anëtarin e Ligës së parë sllovene, NK Krsko.

/Gazeta Sheshi/