Zyrtare: Portieri i Kosovës merr lajmin më të hidhur në karrierë nga City e Guardiola

Pep Guardiola duket se nuk po i beson portierit të Kombëtares ë Kosovës, Arijanet Murici.

Edhe zyrtarisht, nga sezoni i ardhshëm, Zack Steffen (23-vjeçar), do të jetë portier i dytë i skuadrës së Pep Guardiolës, pas Edersonit, shkruan Insporti.Është klubi i Columbus Crew që ka konfirmuar lajmin se portieri do t’i bashkohet Manchester City në korrik të vitit 2019, teksa njofton se është shitja më e shtrenjtë e një portieri në histori të MLS (Ligës Amerika të Futbollit).

Ky lajm nuk është aspak i mirë për portierin e Kosovës, Muricin, i cili duket se nuk e ka bindur ish-trajnerin e Barcelonës dhe se duhet të fillojë të kërkojë nga tani për një klub të ri për sezonin e ardhshëm.