Paul Pogba ka konfirmuar më në fund të ardhmen e tij. Francezi i ka dhënë fund telenovelës më të madhe të afatit kalimtar të verës.
Ai ka deklaruar që do të mbetet te Juventus, ku objektivin kryesor e ka fitimin e Ligës së Kampionëve, përcjellë “Lajmi.net”.
“Po, do të qëndrojë te Juventus”, iu ka thënë francezi tifozëve bardhezi, të cilët janë gëzuar shumë.
Vazhdimisht flitej për arritjen e marrëveshjes mes Juves dhe Manchester Unitedit, por raportimet nuk rezultuan të vërteta.
Në ditët e fundit, interes befasues kishte shfaqur edhe Real Madridi.