Zyrtare: Ndërpritet derbi Tirana – Partizani

Derbi i madh shqiptar ndërmjet Tiranës dhe Partizanit nuk gjen fundin.

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike në stadiumin “Selman Stërmasi”, sfida është ndërprerë në minutën 63 dhe do të vazhdojë nesër në ora 14:00.

Pavarësisht pritjes, ishte e pamundur që stadiumit t’i vijnë sërish dritat, andaj dueli tashmë është shtyrë.

Ky është konfirmim zyrtar nga organizatori. Rezultati ishte 0:0.