Zyrtare: Mustafi kompleton transferimin te Arsenali

161

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi zyrtarisht është lojtari më i ri i Arsenalit.

24-vjeçari është larguar nga Valencia pas 64 paraqitjeve me klubin.

Mustafi ka luajtur më parë edhe te Evertoni e Sampdoria.

Reprezentuesi i Gjermanisë i bashkohet Granit Xhakës te ekipi londinez.

“Ai është në moshën e duhur. Ka përvojë. Është futbollist i fokusuar që luan mirë me top. Kemi marrë futbollist të mrekullueshëm të përgatitur për të ardhmen”, ka deklaruar trajneri Arsene Wenger.