ZYRTARE: Mentor Zhdrella rinovon me Llapin edhe për edicionin 2019/20

Mentor Zhdrella mbetet i Llapit. Pavarësisht interesimit të shumë klubeve në vend për ti siguruar shërbimet e mesfushorit llapjan, Zhdrella vendosi ti qëndrojë besnik Llapit edhe për një edicion tjetër, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e klubit të Llapit që kanë zyrtarizuar ish-“Topin e Artë” edhe për një edicion tjetër në “Zahir Pajaziti”

“Super-mesfushori kyç i skuadrës Mentor Zhdrella do jetë pjesë e Llapit edhe në edicionin e ri 2019/20.

Mentor Zhdrella i cili sezonin paraprak shënoi 7 gola dhe asistoi 12 herë do i qëndroj klubit besnik dhe do i mbroj ngjyrat e klubit të vendlindjes me shumë krenari”, thuhet në kumtesën e KF Llapi.

Për Zhdrellën kishte këmbëngulur ish-kampioni i vendit Drita, por duket se oferta e klubit llapjan ishte më joshëse për fantazistin 28 vjeçarë.

/Gazeta Sheshi/