ZYRTARE: Llapi transferon sulmuesin e Dritës (VIDEO)

Klubi Futbollistik “Llapi” ka ‘firmosur’ kontratë tre vjeçare me sulmuesin Premtim Jakupi, i cili vjen nga skuadra e Dritës nga Bogovina e Maqedonisë së Veriut, transmeton Gazetasheshi.com.

Prezantimi i 19 vjeçarit tashmë është bërë në faqen zyrtare të klubit.

Jakupi ka lënë përshtypje të mira në stafin teknik, të cilët kanë vendosur ti ofrojnë kontratë tre vjeçare atij.

“Premtim Jakupi është futbollist i Llapit. Ai ka nënshkruar për 3 vitet e ardhshme të jetë pjesë e klubit, teksa edhe kryetrajneri Tahir Batatina u nda i kënaqur që arriti ta sjell në skuadër talentin nga Tetova.

Premtim Jakupi, 19 vjeç, i lindur më 01.04.2000, i gjatë 1.90 m, kategoritë e reja i ka kaluar tek Shkëndija e Tetovës. Llapit i bashkohet me një kontratë afatgjate, teksa klubi pret shumë nga Jakupi. Gjatë një gjysmë sezone Premtim Jakupi ka qenë pjesë e Dritës së Tetovës”, shkruan faqja zyrtare e KF Llapit.

Mirësevjen Premtim Jakupi

Premtim Jakupi nga dita e sotme për 3 vitet e ardhshme është pjesë e KF Llapit ⚪️🔵✍️Për më shumë: http://llapifc.com/2020/01/13/zyrtare-premtim-jakupi-nenshkruan-per-3-vite-me-kf-llapin/Ndiqeni videon e prezantimit të Premtim Jakupit si futbollist i Llapit, realizuar nga Llapi Channel

Posted by K.F. Llapi on Monday, January 13, 2020

/Gazeta Sheshi/