ZYRTARE: Llapi prezanton përforcimin e ri, vjen nga skuadra e njohur

Ashtu siç paralajmëroi dje Gazetasheshi.com, Llapi sot ka prezantuar sulmuesin Emran Ramadani, i cili vjen nga Renova.

Emran Ramadani i lindur më 29.01.1992 në Tetovë është sulmues i dy krahëve. Ramadani ka luajtur për Hajduk Kula në Koraci, Shkëndijen, Korab Debar, Partizanin e Shqipërisë dhe së fundmi Renovën.

Tek Renova në edicionin paraprak ka luajtur 30 ndeshje, ku ka shënuar 9 gola dhe 4 asistime.

Fotografia e K.F. Llapi