Zyrtare: Llapi nënshkruan me kapitenin e Kosovës

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës U17 dhe qendërmbrojtësi shtatlartë, Hajdin Salihu do jetë i Llapit deri më 2022.

Mbrojtësi ka vazhduar kontratën e tij edhe për një vit, pra 4 vite pasi gjatë verës kishte nënshkruar për 3 vite por paraqitjet fenomenale të tij me Përfaqësuesen e Kosovës U17 dhe skuadrën U19 të Llapit kanë shtyrë drejtuesit e klubit që ta shpërblejnë talentin llapjan me kontratë afatgjate.

Qëllimi i drejtuesve të klubit veçanërisht drejtorit ekzekutiv-sportiv, Tahir Batatina është grumbullimi i talentëve llapjan dhe avancimi i tyre drejt arenës ndërkombëtare.

Fotografia e K.F. Llapi