ZYRTARE: Liria rikthen Karahodën, Gashin dhe Dinën

FC Liria tashmë duket se e ka tejkaluar krizën institucionale që pati brenda klubit dhe tashmë gjërat duket se kanë rënë nën binar.

Pas emërimit të Skënder Shengylit në krye të shtabit teknik, tashmë kanë filluar edhe përgatitjet për stinorin pranveror.

Përveç tjerash, klubi prizrenas ka zyrtarizuar rikthimin e tre futbollistëve në skuadër: Fatih Karahoda, Qëndrim Gashi dhe Behar Dina, transmeton Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit, teksa janë paralajmëruar edhe ardhje të tjera.

Liria me objektiva të qartaRikthehen në klub Karahoda, Gashi e DinaKa tre ditë që nën drejtimin e kryetrajnerit…

Posted by LIRIA FC on Friday, January 24, 2020

Objektivi kryesor i Lirisë është rikthimi në elitën e futbollit kosovar. Prizrenasit mbyllën vjeshtën në pozitën e tretë të renditjes tabelare me 26 pikë, dy më pak se lideri Besa.

Përveç ‘misionit’ Superliga, Liria ndodhet edhe në çerekfinale të Kupës, me ç’rast do të përballet me Feronikelin.

/Gazeta Sheshi/