Zyrtare: Liria nënshkruan me një tjetër futbollist (FOTO)

299

Visar Berisha, të enjten i ka thënë po ofertës së Lirisë. Mbrojtësi i njohur, që vitin e kaluar pati paraqitje shumë të mira, pas skadimit të kontratës, ka rishikuar pozitën e vet.

“Përkundër shumë ofertave, vendosa për Lirinë. Mendoj, që këtu do të ndihem më së miri.Pres të jap maksimumin si gjithnjë, të shpaguaj besimin e klubit dhe të kënaqim tifozët tanë me lojë e rezultate” tha Berisha.

Ndërkaq, kryetari, Mirsad Çollaku, pohoi, se me këtë marrëveshje, sa i takon prurjeve Liria ka mbyll gjithçka. Visar Berisha, që nuk kishte stërvitur me ‘bardhezinjtë’, të enjten pas arritjes së marrëveshjes, iu bashkua shokëve të skuadrës.Qendërmbrojtësi korpulent, që ka shënuar edhe dy gola edicionin e kaluar, është ndër futbollsitët kyq, krahas Gjerajt,e Blendi Memajt që kanë vazhduar bashkëpunimin me Lirinë, brenda 24 orëve.

Ndërkohë që Gazeta Sheshi mëson se skuadra prizrenase është në kërkim të një gardiani të ri për portën dhe në këtë mënyrë mbyll merkaton për këtë verë.