Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Argjentinës (FOTO)

Federata e Futbollit të Argjentinës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin Edgardo Bauza.

Ky i fundit është 58-vjeçar, derisa ka drejtuar ekipe si Sao Paulo apo San Lorenzo.

Bauza do ta zëvendësojë Tata Martinon, i cili u largua pas humbjes në finalen e Kupës së Amerikës.