Zyrtare: Ky është përforcimi më i ri i Lirisë (FOTO)

269

Ish portieri i Istogut, Valmir Hajrizaj, ka nënshkruar me KF ‘Liria’. Hajrizaj të hënën ka vënë firmën në kontratën një vjeçare për ‘bardhezinjtë’.

“Shpresoj të jap më të mirën për Lirinë dhe të arrijmë bashkë objektivat’, ka thënë ai pas arritjes së marrëveshjes”.

Hajrizaj do të ketë rastin të dëshmoj cilësit e tij që në ndeshjen e të mërkures, që Liria e zhvillon me Korabin në ora 17.00 në ‘Përparim Thaçi’.