Zyrtare: Ky është futbollisti më i ri i skuadrës së Flamurtarit (FOTO)

260

Periudha e verës është padyshim, koha e lëvizjeve dhe e transferimeve të futbollistëve. Skuadrat para kampionatit të ri po përforcohen me lojtarë të rinj, me qëllim të vetëm që të tregohen të rrezikshme në sezonin e ri të garave.

Edhe klubi i Flamurtarit është treguar aktiv këtë periudhë, duke sjellë lojtarë të rinj. I fundit i cili është bashkëngjitë kësaj skuadre është Meriton Mehmeti.

“Flamurtari ka arritur të nënshkruajë me mesfushorin Meriton Mehmeti që ishte pjesë e klubit të KF Liria. Gjithashtu klubi jonë është në bisedime edhe me katër lojtarë mjaftë cilësor që në ditët në vijmë do të arrijnë marrëveshje me klubin tonë. Ne i dëshirojmë suksese Meritonit”, njofton faqja zyrtare e KF Flamurtari.

Kësisoj, ekipi kuqezi po përgatitët intensivisht që në këtë edicion ta sigurojë biletën për inkuadrimin në Superligë.