Zyrtare: Ky është futbollisti i rradhës që largohet nga Real Madrid (FOTO)

275

Marcos Llorente është lojtari më i ri i skuadrës Alaves. Lajmin e kanë konfirmuar dy klubet për mediumet spanjolle duke arritur të bëjnë kështu lëvizjen para mbylljes së transferimeve të futbollistëve nga akademia e Madridit, që sipas FIFA-s do të mbyllet me 13 gusht dhe për një vit nuk do të ketë operacione të tjera.

Llorente kalon si huazim tek skuadra spanjolle Alaves, derisa në fundin e sezonit do ketë mundësinë të qëndroj ose të kthehet në Madrid. Rrugën e tij mund ta ndjekin edhe lojtarë të tjerë si Mateo Kovacic, Isco apo James Rodriguez.