ZYRTARE: Ky do të jetë trajneri i Gjilanit për edicionin e ri

Gjilani e ka të zgjidhur çështjen e trajnerit për edicionin e ri. Fitorja e sotme në barazh ndaj Besës i ka vazhduar ‘jetëgjatësinë’ trajnerit Gentian Mezani në këtë klub.

Trajneri vlonjat ishte i lidhur me fitoren dhe pasi është arritur kjo, palët do të vazhdojnë bashkëpunimin, raporton Gazetasheshi.com.

“Natyrisht se do të vazhdoj me Gjilanin. Kemi një projekt me presidentin”, ka thënë Mezani pas ndeshjes.

Gjilani pas ndeshjes së sotme pritet të nisë ‘ofensivën’ e përforcimeve.