Zyrtare: Kosova në Kampionatin Botëror

94

Kampionati i parë zyrtar Botëror i futsallit për shkolla të mesme do ta ketë për pjesëmarrës edhe Kosovën, shkruajnë mediat kroate.

Ky eveniment do të mbahet në Poreç të Kroacisë ga 4 deri më 9 prill, ndërsa do të marrin pjesë edhe nxënësit nga Kosova, krahas atyre nga Kina, Izraeli, Brazili, Italia, Portugalia, Franca, Turqia, Belgjika, Kroacia, Austria, Gjeorgjia, Holanda, Sllovakia, Anglia, Serbia, Bullgaria, Sllovenia, Irani, Hungaria dhe Qipro (disa në vetëm një konkurrencë, e disa në të dyja konkurrencat), të cilët do të vendosen në Hotel Delfin në Poreç.

Në këtë eveniment do të marrin pjesë 600 studentë, djem e vajza nga 16 deri në 18 vjeç, të ndara në 33 ekipe nga 21 vende.

Do të jenë 10 ekipe të femrave dhe 23 të meshkujve, ndërsa ndeshjet do të luhen në sallat Zatika dhe Intersport.