Zyrtare: Kosova miqësore me Kinën

477

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall e prirë nga përzgjedhësi Ramadan Cimili, nesër më 27 gusht në ora 7:30 nga Shtëpia e Sporteve do të niset për në Zarë të Kroacisë ku do të marrë pjesë në Turneun ndërkombëtar të futsallit prej 29 gusht deri më 3 shtator, transmeton Gazeta Sheshi.

Në këtë turne do të marrin pjesë , veç mikpritësi Zarës edhe përfaqësueset e Finlandës, San Marinos dhe Kinës.

Kujtojmë se futsalli kosovar ka bërë bujë veçmas pas paraqitjes së mirë të Feniksit në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, duke kaluar grupin nga vendi i parë.