Zyrtare: Kompania e njohur e vesh Feronikelin (Foto)

418

Kampioni i Kosovës, Feronikeli edhe zyrtarisht në edicionin e ri do të veshet nga kompania e njohur, LIG.

Ndryshe, skuadra në stërvitjen e sotme, të parën pas rikthimit nga Ohri, është paraqitur me fanella të stërvitjeve të kësaj kompanie, shkruan Gazeta Sheshi.

Në marrëveshjen e arritur, përfshihen tri lloje të fanellave për lojtarë, dy për portierë, tuta sportive dhe si dhe veshje për stërvitje.

Në fakt, Feronikeli kishte arritur marrëveshje me këtë kompani para se të merrte vendimin për mospjesëmarrje në arenën ndërkombëtare, por tani janë parë rezultatet e para.

Ndryshe, shifrat e kësaj marrëveshje nuk janë bërë publike.