ZYRTARE: Kjo është skuadra e Taulant Dajakut për edicionin e ri

Taulant Dajaku ka vendosur më në fund për të ardhmen e tij, ndërkohë që destinacioni ka mbetur ai i vjetri – Drenica, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmin për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet FC Drenicës dhe mesfushorit shtatëlartë e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit kuqezi.

“Pas bisedave të mbrëmshme (e shtunë) në mes të Drejtorit Sportiv, Tahir Lushtakut dhe mesfushorit drenicas, Taulant Dajaku, përfundimisht është arritur akordi mes palëve dhe futbollisti do të firmos të hënën kontratën”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Sheshi/