Zyrtare: Kjo është skuadra e Shaqirit për sezonin e ri

579
Xherdan Shaqiri ka treguar përfundimisht se ku do të luajë në sezonin e ri.

Pas informacioneve që konfirmonin interesimin e Borussia Dortmundit për kosovarin, Shaqiri e ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit në Bundesligë.

“Askush nuk më ka treguar për interesimin e Dortmundit. Momentalisht jam duke i shijuar pushimet”, deklaroi Shaqiri.

“Nuk e mendoj momentalisht rikthimin në Bundesligë. Më 24 korrik kthehem në stërvitje te Stoke City dhe po mendoj vetëm për Premierligën”, shtoi Shaqiri.

Në fund, kosovari është shprehur optimist për arritjen e objekvivave me Stoke Cityn këtë sezon.