Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Mascheranos

107

Javier Mascherano ka rinovuar edhe për tre vitet e ardhshme kontratën me Barcelonën, duke i dhënë fund përfundimisht spekulimeve për një largim të argjentinasit te klube të tjera, ku italianët e Juventus ishin në krye të alternativave. 32-vjeçari, i cili luan në “Camp Nou” që nga viti 2010, pati një bisedë të gjatë me trajneri Luis Enrique dhe ky i fundit i garantoi ish-lojtarit të Liverpool që është ende në planet e tij. Në momentin e prezantimit të Andre Gomez, i blerë për 50 milionë euro nga Sevilla, drejtori i klubit “blaugrana” Albert Soler ka njoftuar rinovimin e Mascherano.

“Marrëveshja është arritur dhe Javier Mascherano do të vazhdojë karrierën te Barcelona edhe për sezonet e ardhshme,” – tha Soler, ndërsa trajneri Luis Enrique shtoi: “Më vjen shumë mirë që një futbollist shumë i rëndësishëm për ne vendosi të rinovojë kontratën. Mjafton t’i kujtoja se është një lojtar kyç dhe ai nuk hezitoi të firmoste.” Pas rinovimit të Mascherano, Arda Turan është i vetmi që mund të largohet nga Barcelona, por në lidhje me turkun, Soler deklaroi: “Situata e tij nuk ndryshon. Ka kaluar një vit të vështirë, por të gjithë jemi të bindur se do të rikthehet të tregojë formën që kishte te Atletico.”