ZYRTARE: Kika transferon futbollistin e Gjilanit

1281

Kika ka zyrtarizuar Kujtim Dubovën si lojtarin më të ri të tyre. Klubi nga Hogoshti ka arritur marrëveshjen me qendërmbrojtësin gjilanas për gjashtë muaj, shkruan Gazetasheshi.com.

Dubova është produkt i akademisë së Gjilanit, derisa ishte njëri ndër lojtarët më të dalluar në edicionin e kaluar me ekipin U-19 të kuqebardhëve duke u shpallur kampion i vendit në këtë kategori.

Lajmi është publikuar nga faqja zyrtare e klubit të Kikës, derisa është njoftuar se gjatë ditëve të vazhdim pritet të ketë risi të tjera.

“KF KIKA e transferon Kujtim Duboven, nga skuadra e Gjilanit.

Kujtim Dubova luan si mbrojtës dhe ka vendos që për sezonin e ri pranverorë t’i mbroj ngjyrat bardhë e kaltërt të KF KIKES.

Transferimin e Duboves, e ka konfirmuar Kryetari i Kf Kikes, Bajram Vranja.

KIKA në ditët në vazhdim do të sjellë risi të reja”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Fotografia e KF KIKA/Gazeta Sheshi/