ZYRTARE: KEK-u transferon sulmuesin e Llapit

Enis Zabërgja është rikthyer edhe njëherë tjetër te KEK-u. Klubi nga Obiliqi ka zyrtarizuar ardhjen e sulmuesit të njohur kosovar, i cili do ti ndihmojë ‘elektricistët’ drejt realizimit të objektivave në Ligën e Parë, shkruan Gazetasheshi.com.

Kryetari i këtij klubit, Besnik Mjeku, ka bërë të ditur për Gazetën “SHESHI” marrëveshjen me sulmuesin 34 vjeçar nga Vushtrria.

Zabërgja, i cili në pjesën e parë të kampionatit ishte pjesë e KF Llapit, duke realizuar edhe dy gola, rikthehet kështu për herë të tretë në klubin nga “Agron Rama” të Obiliqit.

Enis Zabërgja duke u prezantuar te FC KEK-u

Ndërsa më parë, sulmuesi i njohur ka luajtur edhe në skuadrat si Vushtrria, 2 Korriku, Hysi, Hajvalia, Trepça, Drenica.

/Gazeta Sheshi/