Zyrtare: Juventus transferon Higuainin, thyen rekord

222

Juventus ka njoftuar se ka paguar klauzolën e sulmuesit argjentinas të Napolit, Gonzalo Higuain, e cila është 90 milionë euro.

Juventus po ashtu do të paguajë edhe 4 milionë të tjera Higuainit, duke përmbyllur transferimin e tij për 94 milionë euro.

Kështu Higuain bëhet blerja më e shtrenjtë në histori të Juventusit dhe e treta në histori të futbollit pas Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale.