ZYRTARE: Jordançe Davitkov emërohet trajner i ri i KB Peja

46

Një ditë pasi njoftoi për largimin e trajnerit Shemsettin Bash, KB ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Klubi i Superligës bëri të ditur se ka angazhuar trajnerin nga Maqedonia e Veriut, Jordançe Davitkov.

Ai në të shkuarën ka qenë përzgjedhës i Maqedonisë së Veriut duke e kualifikuar në Eurobasketin e vitit 2003.

Davitkov gjithashtu ka qenë edhe në krye të Kuvajtit duke përfunduar i treti në garat e shteteve të Lindjes së Mesme.

Në nivel klubesh, Davitkov ka fituar katër tituj kampioni dhe katër kupa të Maqedonisë së Veriut me Rabotniçkin. Titull dhe kupë ka fituar edhe në Kuvajt.

Davidkov merr drejtimin e KB Pejës

“Trajneri Davitkov është shpallur trajneri i vitit në Maqedoninë e Veriut tri herë dhe njihet si njëri ndër trajnerët më të mirë maqedon i të gjitha kohërave”, ka shkruar ndër të tjera KB Peja në njoftim.

Për Pejën ky është trajneri i tretë këtë sezon pas turkut Shemsettin Bashk dhe kroatit Edi Xhelalija.