ZYRTARE: Jashanica i jep lamtumirën Dukagjinit

Labinot Jashanica ka mbyllur bashkëpunimin me Klubin Futbollistik “Dukagjini”, teksa në llogarinë e tij ka njoftuar për ndarjen nga “Hithat”, shkruan GazetaSheshi.

Jashanica ka falendëruar klubin e Dukagjinit për tri vite të shkëlqyera, gjithashtu është shprehur i kënaqur edhe me bashkëpunimin me stafin teknik, bashkëlojtaret dhe në fund me një dedikim të veçantë për tifozët “Hithat”.

 “Me ane te ketij postimi , dua tju njoftoj se pas 3 viteve te shkelqyera te cilat i kalova te KF. Dukagjini ne Kline , nuk do jem pjese e rrugetimit te skuadres . I jam falenderues perjetesisht Klubit te Dukagjinit , ne veçanti Drejtorit te klubit z.Fabian Veseli , bashkelojtareve dhe trajnereve me te cilet kam punuar.Nje falenderim te veçant ja dedikoj Tifo-grupit Hithat , dhe gjithe qytetit te Klines”, ka shkruar Jashanica në profilin e tij.

Kujtojmë Jashanica me parë ka qenë pjesë e: Feronikelit, Fush Kosovës (si huazim nga Feronikeli), Dukagjini.

/GazetaSheshi/