Zyrtare: James vendos për klubin që do të luajë

206

Mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez, u ka dhënë fund spekulimeve sa i përket të ardhmes së tij.

Ai në një intervistë ekskluzive për të përditshmen Marca, ka bërë të ditur se nuk dëshiron të largohet nga 11 herë Kampionët e Evropës dhe se ka vendosur të luftojë për një vend në formacion.

“Do të luftoj për të fituar vendin tim. Kjo është ëndrra ime, të qëndroj tek Real Madridi, të jem i suksesshëm këtu”, ka thënë James për Marca.

“E di qe klubi ka marrë një ofertë prej 85 milion eurosh për mua, por unë nuk do të largohem”, ka shtuar James për të përditshmen Marca.

Real Madridi ishte afër transferimit të Andre Gomes, i cili në fund u transferua te Barcelona. Marca shkruan se James ishte ai që dështoi transferimin e portugezit në Madrid, pasi kërkoi edhe një mundësi nga Zidane.