Zyrtare: Ja sa do të mungojë Cristiano Ronaldo

215

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është lënduar në finalen e Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’.

31-vjeçari do të jetë jashtë fushave për disa javë edhe pse aktualisht po kryen pushimet e tij me familjen.

Portugezi nuk do të jetë në finalen e Superkupës së Evropës ndaj Sevillës që Reali do ta luajë.

Por, sikur mos të mjaftonte humbja e Superkupës, Ronaldo do të mungojë edhe dy javët e para në La Liga.

Kështu ylli i Real Madridit nuk do të jetë në sfidën hapëse në udhëtim tek Real Sociedad si dhe Celta Vigos.