Zyrtare: Ja kur do të zhvillohet xhiro 33 e Vala Superligës

Tashmë është zyrtare. Xhiro 33 (e fundit) e Vala Superligës do të zhvillohet në fundjavë. Në fakt, një duel luhet të premten, kurse sfidat tjera të dielën, shkruan Gazetasheshi.com.

Ballafaqimi ndërmjet Trepçës e Gjilanit zhvillohet të premten prej orës 16:30. Ndërkohë, ndeshjet tjera janë planifikuar të luhen të dielën, duke përfshirë këtu edhe duelin Trepça ’89 – Feronikeli, ku edhe do të mbahet ceremonia e ndarjes së trofeut të Kupës për kampionin.

Edhe këto ndeshje luhen prej orës 16:30.

Vala Superliga – Xhiro 33

E premte

Trepça – Gjilani

E diele

Trepça ’89 – Feronikeli

Ferizaj – Llapi

Drita – Besa

Liria – Hajvalia

Drenica – Prishtina

(Ndeshjet fillojnë prej orës 16:30)