Zyrtare: Italia-Kosova, ndeshje në Romë, hendboll

107

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat), do të zbarkojë në Itali këtë fundjavë, shkruan Zëri.

Në fakt, hendbollistet kosovare do të jenë pjesë e një kampi të trajnimit në Romë, ndërkohë që do t’i zhvillojnë dy ndeshje me Përfaqësuesen e Italisë.

Ndeshjet ndërmjet Kosovës dhe Italisë do të zhvillohen më 7 e 8 mars.

Ato do të luhen në qendrën sportive olimpike në Romë, dhe në palestrën e Civitavecchias.