ZYRTARE: Henry ka një ekip të ri (FOTO)

183
Thierry Henry është emëruar asistent i selektorit të Belgjikës.

Ish sulmuesi i Arsenalit, Barcelonës dhe Francës, Thierry Henry është emëruar asistent i selektorit të Belgjikës.

Ai iu bashkua stafit teknik të udhëhequr nga Roberto Martinez, i cili e zëvendësoi Marc Wilmots në fillim të gushtit.

“Thierry është figurë e rëndësishme”, deklaroi ish menaxheri i Evertonit, Martinez, përcjell “Lajmi.net”.

“Ai do të sjellë diçka më ndryshe. Ai ka pranuar menjëherë që të jetë pjesë e jona”, shtoi ai.

Henry, 39-vjeç, do të punojë së bashku me Graeme Jones, i cili ishte me Martinezin në Swansea, Wigan dhe Everton.

Martinez po ashtu emëroi ekipin e tij të parë të premten.

Spanjolli zëvendësoi Wlmotsin, i cili u shkarkua nga posti i selektorit pas humbjes së Belgjikës nga Uellsi në çerekfinalen e “Euro 2016” me rezultat 3:1.