Zyrtare: Hajvalia nënshkruan me futbollistin e rradhës (FOTO)

305

Valon Bytyqi është ardhja më e re në skuadrën e Hajvalisë. Futbollisti i cili në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e Lirisë së Prizrenit është transferuar tek skuadra e Hajvalisë, shkruan Gazeta Sheshi.

Hajvalia gjatë ditës së sotme gjithashtu ka zyrtarizuar edhe dy futbollistë të tjerë, Qëndrim Sejdiun dhe Armend Kastratin, ndërkohë që afati kalimtar nuk konsiderohet i mbyllur për “Arushat” të cilët nuk e nisën mirë stinorin e ri futbollistik.